Dite te keqija po vijne per ata qe jetojne dhe punojne ne Gjermani

Dite te keqija po vijne per ata qe jetojne dhe punojne ne Gjermani.Ditë të këqija paralajmërohen për ata që jetojnë e punojnë në Gjermani.Presidenti i Bankës së Kursimeve, Helmut Schleweis thotë që deri në 60 për qind e familjeve së shpejti do të duhet të përdorin të gjitha të ardhurat e tyre të disponueshme për të mbuluar shpenzimet e jetesës.“Ne presim që për shkak të rritjes së konsiderueshme të çmimeve, deri në 60 për qind e familjeve gjermane të përdorin të gjitha të ardhurat e tyre të disponueshme – ose më shumë – çdo muaj për shpenzime të pastra të jetesës”, tha presidenti i Sparkasse Helmut Schleweis për “Welt am Sonntag”.Ndërsa, kreu i Shoqatës së Volksbanke dhe Raiffeisenbank në Gjermani, Andreas Martin, tha se norma e kursimeve në vitin 2020 arriti kulmin në 16 për qind, ndërsa thotë se pret kthim në nivelin e para krizës prej 11 për qind në vitin 2022.Spiegel shkruan se situata në bankat e kursimeve pritet të përkeqësohet ndjeshëm, veçanërisht në vjeshtë dhe dimër, e sidomos për personat me të ardhura të ulëta dhe të mesme.