Petkoviq drejtuar Tadiqit: Mos u shqetëso, Albin Kurti të do shumë

Petkoviq drejtuar Tadiqit: Mos u shqetëso, Albin Kurti të do shumë.Drejtori i së ashtuquajturës “Zyre për Kosovën” në Qeverinë e Serbisë, është përplasur me ish-presidentin serb, Boris Tadiq.Tadiq në një postim në Twitter ka shkruar se “regjimi i Beogradit po heq dorë nga fjalët që ka thënë”.“Ju po rrini vazhdimisht në Twitter, ne po luftojmë për të korrigjuar dëmin që u keni shkaktuar serbëve në Kosovë! Mos u shqetëso, Kurti të do shumë! Vetëm ju mund të shpjegoni pse serbët në Kosovë e quajnë ende kufirin e Tadiqit në vendkalimet që keni vendosur në vitin 2011”, ka shkruar Petkoviq në Twitter, të hënën.Pushteti i Aleksandër Vuçiqit njihet për shtypje të opozitës dhe e dominon Parlamentin e Serbisë.