MADHESHTORE/ Autoret britanik i vleresojne sfidat e Hashim Thaçit më të vështira se të Hasan Prishtinës

MADHESHTORE/ Autoret britanik i vleresojne sfidat e Hashim Thaçit më të vështira se të Hasan Prishtinës.Autorët britanikë i vlerësojnë sfidat e Thaçit më të vështira se të Hasan Prishtinës.Libri biografik për Hashim Thaçin, nga autorët Roger Boyes dhe Suzy Jegger, zbardh një pjesë të historisë dramatike që kishte ndodhur 19 vjet më parë. Autorët britanikë, gazetarë të prestigjiozes “The Times” e kanë krahasuar Hashim Thaçin me Hasan Prishtinën.Autorët britanikë sfidat e Thaçit i vlerësojnë më të vështira se të Hasan Prishtinës.“Thaçi dhe Hasan Prishtina kanë të përbashkët një sens revolte se pse duhej që fati i bashkombasve të tyre të vendosej nga fuqitë e mëdha”.Sipas autorëve, bashkësia ndërkombëtare në fillim të luftës në Kosovë ishte shumë skeptike të një intervenimi të mundshëm të NATO-s në Kosovë.

AMP:
Madje, disa deputetë të parlamentit britanik, sipas autorëve, akuzonin kreun e UÇK-së, Hashim Thaçin, se dëshiron të përfshijë NATO-n si forcë mbështetëse për ush,tarët e UÇK-së në terren.Bile, në një telefonatë ndërmjet ish-presidentit amerikan, Bill Clinton, dhe ish-kryeministrit britanik, ky qëndrim i Perëndimit bëhet edhe më i qartë. “Ne nuk do t’ia lejojmë vetës që të shndërrohemi në forcë ajrore të UÇK-së”.Kjo, sipas autorëve, u bë qëndrim zyrtar për një kohë edhe në Uashington. Autorët citojnë memoarin e zëdhënësit të ish-kryeministrit britanik, Tony Blair, Alastair Campbell, i cili kishte qenë në një takim të përbashkët në prani të sekretarit të Mbrojtjes, Georg Robertson, menjëherë pas ndodhive në Reçak.“Ata u pajtuan që për momentin nuk do të bmba,rdojnë, sepse nuk kishte asnjë proces politik…dhe ata (UÇK-ja) synojnë që NATO-ja të jetë ar,ma e tyre mbrojtëse dhe të bmba,rdojnë Millosheviqin për ta”, shkruan Campbell.Autorët shkruajnë se ndryshe nga Bosnja, Thaçi e kuptoi shumë shpejt rëndësinë e intervenimit të NATO-s, si një mundësi për të ndalur gjakderdhjen dhe siguruar vullnetin e popullit.Edhe pse kjo në fillim dukej e pamundur, Thaçi asnjëherë nuk hoqi dorë nga intervenimi i NATO-s dhe bashkëpunimi i saj me UÇK-në. “Thaçi e kuptoi se ishte vetëm veprimi direkt ush,tarak i NATO-s ai që do ta ndalte Millosheviqin”, shkruajnë autorët.Boyes dhe Jagger shkruajnë se Thaçi ishte marrë edhe me përmirësimin e imazhit të UÇK-së, e cila në fillim shihej me skepticizëm në Perëndim. UÇK-ja, sipas tyre, nuk lejoi po ashtu infiltrimin e grupeve radikaIe fetare në radhët e tyre.Përfaqësuesi politik i UÇK-së, Hashim Thaçi, sipas autorëve britanikë, ishte ndër të vetmit që në Rambuje mendonte për pavarësinë e Kosovës dhe intervenimin e NATO-s, derisa për bashkësinë ndërkombëtare dhe një pjesë të delegacionit të Kosovës, kjo ishte utopike.Por, edhe pas presionit shumë të madh që ishte bërë mbi të, Thaçi sipas autorëve, asnjëherë nuk kishte hequr dorë nga përfshirja e të drejtës së popullit për vetëvendosje dhe pikës tjetër që NATO-ja të intervenojë, nëse Serbia nuk e nënshkruan këtë marrëveshje.Boyes dhe Jagger shkruajnë sesi Thaçi bindi edhe komandantët e UÇK-së për të nënshkruar marrëveshjen në Rambuje, e cila garantoi intervenimin e NATO-s në Kosovë. “…Nëse doni që kaIIashnikovët të bëhen bmba,rdues F-16, atëherë ne duhet të nënshkruajmë ose do të mbarojmë në Kosovë dhe të harrohemi nga bota”, iu kishte thënë Thaçi komandantëve të UÇK-së, disa ditë para nënshkrimit të marrëveshjes. Pas nënshkrimit të palës kosovare në Paris dhe mos nënshkrimit të palës serbe, NATO-ja ndërhyri ush,tarakisht